Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Komisioni për Integrimin Europian zhvillojnë seancë të përbashkët dëgjimore me Ministrin e Punëve të Jashme
Komisioni për Politikën e Jashtme në datën 19 nëntor 2009, në orën 12:00 zhvilloi një seancë të përbashkët me Komisionin e Integrimit Europian, ku i ftuar ishte Ministri i Punëve të Jashme, z.Ilir Meta.
Rendi i ditës ishte liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë.Gjatë kësaj seance z.Meta njohu anëtarët e të dy komisioneve mbi ecurinë e këtij procesi, si edhe me masat e marra nga kjo ministri lidhur me këtë çështje madhore për të gjithë qytetarët.
Si angazhim kryesor i qeverisë shqiptare, deputetët u njohën konkretisht dhe drejtpërdrejt me çdo nisëm të Qeverisë dhe Ministrisë së Jashme. Gjatë takimit, përveç të tjerave, u shpreh angazhimi i qeverisë për ta bërë heqjen e vizave në vitin 2010 një fakt konkret, sepse Shqipëria ka përmbushur me sukses të gjitha angazhimet e saj.
Më pas z.Meta iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, të cilët në fund u shprehën të kënaqur me ecurinë dhe treguan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë proces kaq të rëndësishëm.