Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton 3 projektligje
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 19.11.2009, në orën 11:00, shqyrtoi këto projektligje:
1. Për sektorin minerar në R. Sh".
2. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8366, datë 2.7.1998, Për shërbimin gjeologjik shqiptar (SHGJSH), të ndryshuar.
3. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar.
Ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës: Neritan Alibali, Fatjon Tugu dhe Adil Neziraj, Zamir Stefani, Sokol Mati, përfaqësuesja e Ministrisë së Integrimit Tedis Lubonja dhe kryetari i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta.
Për projektligjin e parë, Komisioni vendosi ta shtyjë shqyrtimin e tij, pasi dëgjoi mendimin e relatorit të komisionit dhe të përfaqësuesve të ministrisë. Për projektligjin e dytë, fillimisht foli relatori i komisonit për këtë projektligj, Ilir Bano.
Ai shpjegoi se këto ndryshime u bënë të nevojshme si pasojë e riorganizimit që iu bë institucioneve shkencore të vendit në vitin 2008. Në projektligj saktësohet roli i SHGJSH-së për kontrollin e aspekteve gjeologjike të shfrytëzimit të lëndëve të para së bashku me vlerësimin e efekteve mjedisore, gjeologjike inxhinierike e hidrogjeologjike të veprimtarisë postminerare.
Risia që sjell ky projektligj në drejtimin e institucionit ka të bëjë me shfuqizimin e neneve për ngritjen, përbërjen dhe detyrat e Këshillit Drejtues si një hallkë e tepërt për një institucion buxhetor. Riformulohen nenet për shërbimet që kryhen ndaj të tretëve, mënyra e përcaktimit të tarifave dhe e përdorimit të të ardhurave nga to, të cilat me miratim të ministrit do të përdoren për përmirësimin e teknikës, kualifikimit dhe shpërblimin e personelit. Në tërësinë e tyre këto shtesa dhe ndryshime i shërbejnë reformës për një funksionim më të mirë të këtij shërbimi.
Pas diskutimeve projektligji u hodh në votim.
Gjatë shqyrtimit nen për nen u bënë ndryshime në nenet 2, 3, u shtua neni 6/1 (që jep riformulimin e nenit 14 të ligjit bazë), u ndryshuan neni 9 dhe neni 12 i projektligjit. Në përfundim të diskutimeve, Komisioni e votoi dhe e miratoi në tërësi këtë projektligj me ndryshimet e bëra gjatë shqyrtimit nen për nen. Për projektligjin e tretë, pasi u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të ministrisë dhe të kryetarit të Bordit të ERE-s, u vijua me shqyrtimin nen për nen të projektligjit, gjatë të cilit, u bënë disa redaktime në nenin 1 të projektligjit dhe u bënë ndryshime në nenin 2. Neni 3 i projektligjit, u riformulua sipas propozimit të ERE-s. Në përfundim të diskutimeve, Komisioni e votoi dhe e miratoi në tërësi këtë projektligj, me ndryshimet e bëra gjatë shqyrtimit nen për nen.