E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët mbushin sallën e seancave plenare në 20 Vjetorin e nënshkrimit të Konventës së OKB, për të drejtat e fëmijëve.

  Fëmijët mbushën plot sallën e senacave plenare duke i dhënë asaj një tjetër atmosferë, të  ftuar të veçantë të Kryetares së Kuvendit në 20 Vjetorin e nënshkrimit të Konventës së OKB, për të drejtat e fëmijëve.    Duke takuar të gjithë fëmijët e duke biseduar ngrohtësisht me ta, Kryetarja e Kuvendit tha se në një ditë si kjo, jo vetëm për fëmijët, por të gjithë prindërit, politika dhe shoqëria shqiptare, duhet ti gëzohen realitetit integrues që po përjetojnë të gjithë shqiptarët si një realitet i pakthyeshëm.
 
Kryetarja e Kuvendit  tha se Sot është një ditë shumë e veçantë pasi 20 vjet më parë është realizuar Konventa për të drejtat e fëmijëve, si traktati që në botë është më i mbështeturi nga të gjitha vendet.
Ky është një  një 20 vjetor i veçantë për shumë aspekte, sepse ky  koinçidon edhe me 20 vjetorin e  rënies së murit të Berlinit, që për ne shqiptarët ka një rëndësi të jashtëzakonshme, që ne shqiptarët na ndau nga një epokë,  në të cilën cdo gjë ishte e ndaluar.    Sot ju keni mundësinë që të vini këtu, që është shtëpia e gjithë shqiptarëve, dhe të zini vendet  e atyre që janë përfaqësuesit e gjithë shqiptarëve. Jeni sot këtu që tu thoni të gjithë shqiptarëve se kjo është shtëpia jonë , se kjo është shtëpia e të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Mua më vjen shumë mirë që një ndër shkrimtarët më të dashur për ju, që ka shkruar libra shumë të bukur, Viktor Canosinaj, është  sot këtu  me ne për të folur për librin. Dhe nuk është rastësi, por është për faktin se nuk ka gjë më të rëndësishme për në sesa edukimi i fëmijëve dhe se  në këtë sallë pak ditë më vonë, ne do të kalojmë një buxhet i cili rrit akoma më shumë buxhetin e shtetit për shkollimin tuaj.   Kjo është vetëm njëra anë, po të më pyesnin mua nëse je e kënaqur me vemendjen që fëmijët duhet të kenë në të gjitha aspektet e jetës, unë do tu thosha se kurrë nuk do të isha e kënaqur, sado shumë të bëjmë, sepse gjithmonë ka diçka më shumë që mund të bëjmë për fëmijët tanë.
Çdo nënë, çdo prind mendon se mund të bëjë dicka më shumë për fëmijën , për kujdesin ndaj tyre. Mua më vjen mirë, që pas pak ditësh do të kalojmë buxhetin e Ministrisë së Punës, Shanseve të Barabarta e  Cështjeve Sociale, që  sivjet ka një fond shumë më të madh për  përkujdesjen ndaj të gjithë fëmijëve pa dallim. Nuk ka gjë më të bukur sesa të mundësh të realizosh diçka më shumë, ta japësh para më shumë për shkolla më të mira, shërbime më të mira për fëmijët.   Nuk ka gjë më të rëndësishme për një nënë sesa fëmijët e saj, nuk ka çast më të bukur në botë, sesa kur fëmija vjen në jetë, nuk ka perspektivë më të ndritur në botë, sesa fëmijët tanë dhe unë personalisht mendoj se nuk ka respekt më të madh për askënd tjetër përpara fëmijëve, që të respektosh secilin prej tyre për ata që ata mund të bëhen në të ardhmen. Gjithsecili prej tyre ka mundësi të bëhet shkencëtar i shkëlqyer, politikan, mjek, infemjer, mekanik, inxhinjer atë që ju dëshironi, ndoshta shkrimtar e pse jo pas disa vitesh mund të jeni në këtë sallë si deputetë.
Në fakt ky 20 vjetor i Konventës së të Drejtave të Fëmijëve koincidon me një datë shumë të rëndësishme për ne shqiptarët, 16 nëntorin që sapo kaluam. 16 nëntor 2009 është data më e rëndësishme pas 4 prill 2009, kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.   Më 16 nëntor, 27 vende të BE-së, 27 qeveri te BE-së,  të majta dhe të djathta i thanë Shqipërisë: Po ne pranojmë kërkesën tënde për të qenë vend kandidat për BE. Për ne shqiptarët, për brezin tim, për brezin e prindërve tuaj nuk ka ëndërr më të madhe sesa ju të jeni qytetarë të BE-së, për ne nuk ka detyrë më të rëndësishme, sesa brenda pak muajve të bëjmë të mundur që prindërit tuaj së bashku me ju të lëvizni pa viza.   Unë gjithmonë kam menduar se fëmijët nuk janë minipersona, të drejtat tuaja nuk janë mini të drejta, përkundrazi jo vetëm që nuk jeni minipersona, por jeni jashtëzakonsisht të rëndësishëm.
Mund të jenë burra të gjatë apo të shkurtër që mund të jenë minipersona, por ju, kurrsesi jo. Ju jeni më të rëndësishmit, më të jashtëzakonshmit.   Unë kam edhe një këshillë të fundit nëse do të ma pranonit, lexoni sa më shumë libra, sespe do të ndjeheni më të sigurt, sa më shumë libra të lexoni aq më shpirtmëdhenj do të mund të bëheni, sa më shumë libra të lexoni do të mund të konkuroni me çdo fëmijë tjetër në çdo cep të botës dhe mund të fitoni çdo garë, mund të jeni  më të mirët, sepse  studentët shqiptarë kanë qenë gjithmonë më të mirët në garat që kanë bërë. Mjafton që fëmijës ti japësh shansin , ti krijosh mundësinë dhe ata mund të bëjnë çdo gjë.Unë ju uroj ju, të jëni të lumtur, që ti doni fort prindërit , të mëssoni shumë dhe të këni shumë fat! Qofshi gjithmonë të lumtur!
 
Gjatë aktivitetit përshëndeti fëmijët edhe shkrimtari i sukseshëm për fëmijë Viktor Canosinaj, autor i rreth 20 titujve për fëmijë e të rinj, fitues i dy çmimeve kombëtare si dhe i  vlerësuar si autori më i lexuar për moshat e reja.
 
Shkrimtari Canosinaj theksoi se brezat e sotëm në gjuhë metaforike mund ti quajmë brezi i fëmijëve Shengen, pasi ndryshe nga prindërit e tyre ata do të shëtisin e të studiojnë të lirë në të gjithë botën, do të kenë fatin të rriten pa mure e pa pengesa
 
 

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›