E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi katër projektligje

Komisioni për Politikën e Jashtme, nën drejtimin e Kryetarit Fatos Beja, në mbledhjen e datës 8 mars 2010, mori në shqyrtim projektligjet: - Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e operatorit të sistemit të Transmetimit, SHA, si Agjencia e zbatimit të projektit, dhe KFË Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit Linja e transmetimit 400 KV Shqipëri-Kosovë (Tiranë Prishtinë) nëpërmjet një huaje prej 42.000.000 eurosh.
- Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, SHA, si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFË FRANKFURT AM MAIN për financimin e projektit Linja unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut nëpërmjet një huaje prej 37 750 000 eurosh.
- Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, SHA, si Agjencia e zbatimit të projektit dhe KFË FRANKFURT AM MAIN për financimin e projektit Linja unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut nëpërmjet një huaje prej 10.750.000 eurosh.
- Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë dhe projektit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, SHA, si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe KFË Frankfurt AM MAIN për financimin e projektit, linja unazore 110 kv e Shqipërisë së Jugut nëpërmjet një huaje prej 500 000 eurosh. Anëtaret e Komisionit dëgjuan mendimin e specialistit të Drejtorisë Juridike të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Dashnor Ibra, i cili iu pergjigj pyetjeve te tyre. Komisioni miratoi të gjitha projektligjet e mësipërme.


Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›