E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret drejtues të QSHRT-së, të Bashkimit të Sindikatave Shqiptare dhe të shoqatave të të përndjekurve politikë

10 mars 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot drejtues të Qendrës Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës, të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, të Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe të përndjekur politikë protagonistë të 20 shkurtit 1991, takim ky i kërkuar disa ditë më parë nga vetë ata.

Gjatë bisedës, të pranishmit midis të cilëve Gëzim Kalaja, Adrian Kati, Lulzim Braja dhe Sajmir Maloku shprehën mirënjohjen për interesimin që Presidenti i Republikës tregon ndaj shqetësimeve dhe nevojave të të përndjekurve politikë dhe gjithashtu për gatishmërinë e vazhdueshme të tij për takime dhe biseda me përfaqësues kësaj shtrese. Ata e njohën Presidentin Topi me kërkesën e tyre që emërtimi i datës simbol 20 shkurt 1991 të pasqyrojë më mirë anën dhe të vërtetën historike të atij momenti, duke e përkujtuar atë si ditë të shembjes së diktaturës komuniste dhe të nderimit të viktimave të regjimit komunist.

Pasi dëgjoi me vëmendje mendimet e shprehura nga bashkëbiseduesit në këtë takim, Kreu i shtetit shqiptar i siguroi ata rreth vullnetit dhe predispozicionit të plotë personal dhe institucional ndaj shqetësimeve të tyre, duke u sugjeruar që të ngrenë zërin dhe të ndjekin të gjitha rrugët dhe procedurat e ligjshme institucionale me synim përmbushjen e kërkesës së tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›