E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 254, datë 11.03.2010.

D E K R E T
PËR
SHPALLJEN DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, si dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Neni 1

Shpalljen dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 10 254, datë 11.03.2010 “Për shtyrjen e afatit të qëndrimit të kompanisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin “MINURCAT” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Republikën e Çadit dhe në Republikën e Afrikës Qendrore”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 6460
Tiranë, më 12.03.2010

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›