Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrton projektrezolutën për Liberalizimin e Vizave me Bashkimin Europian
Nën drejtimin e Kryetarit Fatos Beja, Komisioni për Politikën e Jashtme, në mbledhjen e datës 9 mars, mori në shqyrtim projektrezolutën e paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, lidhur me heqjen e vizave nga Bashkimi Europian për shtetasit shqiptarë.
Kryetari i Komisionit, z.Fatos Beja bëri me dije se të gjithë deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Zoti Beja shprehu keqardhjen e tij për këtë mospjesëmarrje të tyre dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së kësaj rezolute nga të gjitha forcat politike në vend.
Edhe anëtarët e tjerë të Komisionit, deputeti Gazmend Oketa, deputeti Luçiano Boçi, deputetja Lajla Përnaska dhe deputeti Florion Mima u shprehën se kjo rezolutë nuk ka të bëjë me proceset politike, por me një çështje shumë sensitive, siç është heqja e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë. Komisioni shqyrtoi projektrezolutën dhe bëri disa ndryshime. Anëtarët Komisionit për Politikën e Jashtme u shprehën se presin që opozita të jetë e pranishme në sallën e seancave ditën kur kjo projektrezolutë do të miratohet në Kuvend, në mënyrë që ky dokument të shprehë mendimin e të gjitha forcave në Parlament.