Komisioni për Politikën e Jashtme miraton Kalendarin e Punës dhe dy projektligje
Në mbledhjen e datës 1 mars, ora 11:00, Komisioni për Polikën e Jashtme, nën drejtimin e Kryetarit Fatos Beja miratoi Kalendarin e Punës për periudhën 1 18 mars.
Gjithashtu, Komisioni mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Çekisë, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar, si dhe projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit.
Në mbledhje ishte i pranishëm edhe një specialist nga Drejtoria Juridike e Ministrisë së Punëve të Jashtme.