E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi një projektligj

Në mbledhjen e datës 26 janar 2010, Komisioni për Sigurinë kombëtare diskutoi projektligjin Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2006 Kuvendi ka miratuar për herë të parë ligjin Për shpalljen e moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë. Ky ligj u miratua në kuadër të luftës kundër trafiqeve të paligjshme të të gjitha llojeve, të forcimit të luftës ndaj krimit të organizuar, të konsolidimit të zhvillimeve demokratike në vend, si dhe të detyrimeve që Shqipëria ka si vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë viteve të kaluara ky ligj ka qenë shumë i suksesshëm në vendin tonë dhe ka dhënë një kontribut shumë të madh në atë objektiv për të cilin u miratua. Afati i këtij moratoriumi ka qenë tri vjet, por tani ka mbaruar. Meqenëse ka qenë një ligj shumë dobiprurës për të gjithë shqiptarët, për rajonin dhe vendet fqinje, si Italia, Qeveria propozon që efektet e tij nëpërmjet këtij projektligji të shtrihen edhe për tre vite të tjera. Projektligji u miratua me të gjitha votat e deputetëve të pranishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›