E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 01.03.2010, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmali mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për sigurinë e informacionit, iniciativë e Këshillit të Ministrave. Kjo marrëveshje ka si objekt mbrojtjen dhe garantimin e informacionit të klasifikuar, që vjen nga NATO-ja ose që i jepet NATO-s nga një shtet anëtar. Ajo synon të krijojë standarde të sigurisë, që garantojnë në një shkallë të përbashkët mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar. Aderimi në këtë marrëveshje përmbush një detyrim të vendit tonë pas antarësimit në NATO dhe bën të mundur arritjen e objektivave në fushën e bashkëpunimit politik dhe ushtarak me këtë organizatë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›