E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi dy projektligje

Në mbledhjen e datës 2 shkurt 2010, Komisioni për Sigurinë Kombëtare diskutoi projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.03.2005 Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit.
Këto shtesa dhe amendamente janë propozuar nga Qeveria me qëllim përmirësimin e rregullave dhe procedurave për dërgimin në mision të ushtarakëve tanë. Gjithashtu, për ta bërë më fleksibël procesin, janë deleguar disa kompetenca dhe autoritete, për të mos qenë të detyruar që për çdo grup, kompani apo togë, që shkon në një mision, miratimi të kalojë nëpërmjet Kuvendit. Nga ana tjetër ndryshimi i statusit të Shqipërisë, tashmë vend anëtar i NATO-s, sjell si domosdoshmëri përafrimin e legjislacionit të brendshëm me aktet ligjore të NATO-s. Po në këtë mbledhje, Komisioni për Sigurinë Kombëtare shqyrtoi edhe projektligjin Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë Eurocopter për furnizimin me pesë helikopterë të mesëm shumërolësh.
Kjo kontratë është më e madhja që kanë nënshkruar ndonjëherë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, përsa u përket efekteve buxhetore, por është në të njëjtën kohë edhe një blerje e rëndësishme për Forcat tona të Armatosura dhe do të shërbejë si për operacionet jashtë vendit për paqen, për operacionet humanitare e ato të luftimit, ashtu edhe për misionet brenda vendit.
Kjo kontratë rrit kapacitetet e vendit për tiu përgjigjur emergjencave dhe rasteve të tjerasi psh. ato për kërkim-shpëtim etj.

Projektligjet u miratuan me të gjitha votat e deputetëve të pranishëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›