E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrton projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, dt. 02.05.2002 Për organizmin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në mbledhjen e datës 09.03.2010, nën drejtimin e Kryetarit Ilir Rusmali, vijoi me shqyrtimin e projektligjit Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, dt. 02.05.2002 Për organizmin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.
Konkretisht, Komisioni procedoi me dëgjimin e dy relatorëve të caktuar prej tij, deputetin Saimir Tahiri dhe deputetin Viktor Gumi, të cilëve iu drejtuan edhe pyetje nga anëtarët e tjerë të Komisionit.
Diskutimet në parim për këtë projektligj do të vazhdojnë edhe në mbledhjen e ditës së enjte.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›