Komisioni për Reformën Parlamentare, diskutime mbi buxhetin
TIRANË- Komisioni për Reformën Parlamentare, ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje ku është diskutuar në lidhje me këtë reformë. Edhe pse mbledhja që zgjati më shumë se 2 orë, u zhvillua pa praninë e mediave.
Burime nga takimi bëjnë me dije se cështja kryesore e diskutimit të sotëm ishte buxheti i Parlamentit. Pas takimi palët janë treguar të rezervuara duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Një nga pikat që nuk ka gjetur konsensus mes palëve është ajo që ka të bëjë me kthimin e votës së fshehtë, apo edhe rikthimi i diskutimeve jashtë rendit të ditës në fillim të seancës .
Reforma Parlamentare dhe ajo zgjedhore, vlerësohen si mjaft të rëndësishme edhe nga Bashkimi Europian në kuadër të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit të vendit kandidat.
(el.me/news24/BalkanWeb)