Rasti Seseri perplasje ne Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, ka akuzuar kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, se po mban peng prej disa muajsh mandatin e deputetit që i takon opozitës, pas dorëheqjes së deputetes Rudina Seseri. Gjatë seancës plenare, shefi i deputetëve socialistë theksoi se qëllimisht zonja Topalli nuk ka mbledhur Këshillit të Mandateve.
Por, kryeparlamentarja Topalli vlerësoi si rast unik rastin e zonjës Seseri, e cila sipas saj merrte pjesë në séance vetëm për të mos humbur mandatin si deputete. Në argumentat e saj, Zonja Topalli u shpreh se Këshilli i Mandateve nuk është mbledhur për shkak të angazhimeve të deputetëve në komisionet parlamentare.
Pas resplikave, ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili ka propozuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohet të hënën e ardhshme. Partia Socialiste ka mbetur me një deputet më pak, pasi Rudina Seseri, u dorëhoq dhjetorin e vitit të kaluar, për shkak të angazhimeve personale. Zëvendësuesi i saj në listë, duhet të ishte në fakt Gjon Bardhi, por ai refuzoi pasi ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Fushë-Krujës, në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas ligjit, ky mandat i kalon kandidatit vijues në listë, socialistit Edison Konomit.
SeancaLigjvënësit diskutojnë mblidhen sot në seancën e rradhës nu Kuvend. Nisur nga axhenda e punimeve parlamentare pritet që kjo seancë të jetë jo e ngarkuar apo e ngjeshur në punimet e saj.
Vetëm diskutimet e lira të deputetëve do të mund të sjellin një situatë ndryshe në këtë sallë, pasi çështjet e rendit të ditës nuk përfshijnë ndonjë pikë të nxehtë, ku dy kampet parlamentare të kenë këndvështrime të ndryshme. Ndërkohë që një ndër pikat më të rëndësishme ku do të diskutohet dhe do të merret një vendim është projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 10031, datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”.
Ndërsa projektligji “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative” vazhdon shqyrtimin në komisionin përgjegjës.