Rrugët, Olldashi: Rama mashtron, 100 mln $ për sigurinë
TIRANË- Gjatë një konference për shtyp, ministri i Transporteve Sokol Olldashi reagon pas deklaratave të kryesocialistit Rama një ditë më parë, në lidhje me infrastrukturën rrugore.
Sipas Olldashit deklaratat e djeshme të Ramës ishin të pavërteta.
“Në 2005 e lanë Shqipërinë pa plan transporti, por në 10 maj 2006 qeveria Berisha ka miratuar planin kombëtar të transportit me financim të KE, informacion minimal që lideri i opozitës duhet ta kishte. Në nëntor 2011 kemi bënë me VKM përditësimin e planit kombëtar në një kuadër 5 vjecar”- tha Olldashi.
Olldashi u shpreh më tej se Rama ka mungesë informacioni edhe për sa i përket infrastrukturës.
“9 mijë e 103 km rrugë të ndërtuara nga qeveria të gjitha me standarte. Kemi ndërtuar 302 km autostradë. Sipas Ramës janë vetëm 900 km rrugë të ndërtuara në Shqipëri. Në fakt janë 270 miliardë lekë të reja të investuara vetëm nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Në total janë mbi 4 miliardë dollarë që investohen”, tha Olldashi më tej.
Deklaratën e Ramës se është cënuar siguria në rrugë, Olldashi e cilësoi si një tjetër gënjeshtër të Ramës. Sipas tij, tipologjia e rrugëve është e përcaktuar në Kodin Rrugor. Kemi investuar 100 mln usd për sigurinë rrugore, ndërsa aksidentet janë reduktuar me 30%, tha ai më tej.
“Flasin për rrugët jo se marrin vesh nga rrugët, por sepse janë rrugacë politikë”, komentoi ai më pas.
(ma.ar/BalkanWeb)