E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesit e KiE-së vizitë monitoruese në Tiranë 2-4 prill

TIRANË- Raportue të KiE-së bashkë-raportues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për monitorimin e detyrimeve dhe angazhimeve nga Shqipëria, pritet të kryejnë një vizitë faktmbledhëse në Tiranë nga 2-4 prilli 2012.

Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri Tomáš Jirsa (Republika Çeke, Grupi Evropian Demokrat) dhe Grigore Petrenco (Republika e Moldavisë, Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane), gjatë vizitës së tyre bashkëraportuesit pritet të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.

Diskutimet do të përqendrohen kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.

Bisedime janë planifikuar dhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›