Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi projektligjit: Për planifikimin e territorit.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 2.3.2009, filloi shqyrtimin projektligjit: Për planifikimin e territorit.
Ishin të pranishëm në mbledhje: specialistët Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku dhe anëtari i grupit të punës për hartimin e projektligjit, Artan Hoxha, përfaqësuesi i Shoqatës së Qarqeve Seit Kërtusha, përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Rezarta Ismailaja, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve: Maksim Muçi dhe Arben Dervishaj.
Fillimisht, deputetët dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit bënë pyetje për hartuesit e projektligjit.
Më pas, u dëgjuan shpjegimet e përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku dhe anëtarit të grupit të punës për hartimin e projektligjit, Artan Hoxha.
Komisioni do ta vazhdojë shqyrtimin e projektligjit në mbledhjen e ditës së nesërme, më datë 3.3.2008, në orën 10 00 .
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).