E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjit: Për planifikimin e territorit".

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 3.3.2009, në orën 10 00, filloi shqyrtimin    e   projektligjit: Për planifikimin e territorit".
 
Ishin  të pranishëm në mbledhje: specialistët Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku dhe  anëtari i grupit të punës për hartimin e projektligjit,  Artan Hoxha, përfaqësuesit e OSBE-së Ermira Deçka dhe  Julian Hodaj, përfaqësuesja  e  Bashkisë së Tiranës, Rezarta Ismailaja, si dhe  përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve: Maksim Muçi  dhe Arben Dervishaj.

 Fillimisht,  u dëgjua mendimi i një nga  relatorëve të  komisionit për këtë projektligj, deputetit Ardian Kollozi. Ai e vlerësoi  projektin e paraqitur si një garanci  për planifikimin transparent të territorit, të harmonizuar me pjesëmarrjen  e gjerë të qytetarëve dhe procedura administrative të thjeshta, transparente e bashkëkohore për lejet e zhvillimit  dhe ato të ndërtimit.Ai e ftoi komisionin ta votojë projektligjin.

Deputeti Nikollaq  Neranxi u shpreh kundër në parim me këtë projektligj , pasi sipas tij duhej  përfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit të  pronës për pronarët dhe më pas miratohej ky ligj.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve Arben Dervishaj,  bëri disa vërejtje dhe propozime    për:
- shkurtimin e  procedurës administrative në 10 ditë;
- për  kufizimin e kompetencave të agjencisë;
- për mos penalizimin  e subjekteve që nuk  janë rregjistruar   jo për faj të tyre.
- lajmërimet  të mos bëhen nga subjekti,  por të interesuarit  të  kontrollojnë  në rregjistrin e Bashkisë.
- Të ngushtohet  diapazoni i madh  i sanksioneve, sepse kjo lë shkas për subjektivizma dhe abuzime.

Më pas, u dëgjuan shpjegimet e  përfaqësuesit të Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve Marin Biçoku për vërejtjet e paraqitura.

Kryetari  i komisionit  e vlerësoi  projektin dhe i ftoi  deputetët ta votonin në parim projektligjin.  Gjatë shqyrtimit nen për nen   mund të   pasqyroheshin  verejtjet dhe propozimet e bëra,  me qëllim  përmirësimin e projektligjit.

Në përfundim komisioni  e miratoi në parim projektligjin me   shumicën e votave pro.
Shqyrtimi i projektligjit do të  vazhdojë në mbledhjen e ditës së hënë, më datë16.3.2008, në orën 10 00 .

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293)

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›