E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin Për plehrat kimike.

  Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 2.11.2009, në orën 11:000, filloi shqyrtimin e  projektligjit Për plehrat kimike.   Ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit:  Adrian Doko, Osman Hoxha, Zaim Mema  dhe Glaudiana Balliu.   Fillimisht u dëgjua  relatori i Komisionit  për këtë  projektligj, deputeti Jemin Gjana. Ai theksoi  ky është një projektligj i  rëndësishëm që vjen në kuadër të  punës  për përafrimin e legjislacionit tonë  të kësaj fushe,  me atë  të BE-së. Ai propozoi  disa ndryshime për rregullimin e tregut si dhe për të forcuar  punën e Komisionit të Vlerësimit dhe rregjistrimit të Plehrave Kimike,  që do të vlerësojë   cilësinë e plehut kimik   të ardhur nga importi. Për këtë, ai propozoi rritjen e penaliteteve në rast shkeljeje, me qëllim që  tek fermeri të shkojnë produkte  sipas standardeve të BE-së.   Përfaqësuesi i  Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit,  Adrian Doko tha se u pa e nevojshme përgatitja e këtij projektligji pasi ligji  i mëparshëm ishte i vjetër dhe nuk trajtonte në kompleks problemet  mjedisore që rrjedhin nga keqpërdorimi i plehrave kimike. Ky projektligj siguron një mbështetje më të madhe për bujqësinë. Përgatitja tij është bërë në bashkëpunim me Shoqatën e Agrobiznesit. Aktualisht në vendin tonë importohen rreth 90 mijë ton plehra kimike. Është marrë parasysh rregullorja e BE-së  për plehrat kimike dhe ligjet përkatës gjermane dhe bullgare. Janë marrë parasysh në projektligj vërejtjet e bëra nga të gjithë ministritë përkatëse, ndërkohë që edhe OBT ka dhënë mendim për të.
Risitë e këtij  projektligji janë: - për herë të parë  me këtë projektligj,  krijohet Rregjistri i Plehrave Kimike.
- Për plehrat kimike me rrezikshmëri, do të kërkohet licensimi i tyre.   Komisioni e miratoi në parim projektligjin dhe u shpreh unanimisht dakort që ai të kalojë për miratim në seancë plenare me ndryshimet që do t`i bëhen gjatë shqyrtimit  nen për nen. Shqyrtimi nen për nen  i projektligjit do të bëhet në mbledhjen e datës 4.11.2009.    
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›