Presidenti Topi pret Drejtorin e Përgjithshëm të OFID-it, Suleiman J. Al-Herbish.

4 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot në Presidencë Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Ndërkombëtar të Zhvillimit të OPEC-ut, (OFID) Suleiman J. Al-Herbish dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të konferencës ndërkombëtare për zhvillim, me të cilët zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor.
Pasi u uroi mirëserardhjen, Presidenti Topi vuri në dukje rolin e madh dhe ndihmesën e jashtëzakonshme të Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEC-ut dhënë Shqipërisë gjatë viteve të vështira të tranzicionit nëpërmjet realizimit të shumë projekteve në infrastrukturë, në sektorin e kujdesit shëndetësor, në zhvillimin urban, në ndërtimin e spitaleve dhe ujësjellësva, në luftën kundër varfërisë, etj.
Gjithashtu Kreu i shtetit, pasi bëri një panoramë të shkurtër të zhvillimeve dhe arritjeve të vendit tonë gjatë viteve të fundit, theksoi se Shqipëria pas hyrjes në NATO, pas kryerjes së suksesshme të reformave ekonomike dhe miratimit të një legjislacioni shumë lehtësues, ofron kushte dhe mundësi optimal për të tërhequr investime nga grupe dhe sipërmarrje të fuqishme nga jashtë në fusha të ndryshme si turizmi, agro-biznesi, infrastruktuar, shëndetësia, energjitikë, etj.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar të OPEC-ut, zoti Suleiman J. Al-Herbish, pasi shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi lart rolin dhe udhëheqjen e Presidentit Topi në arritjen e objektivave integruese të vendit, theksoi se misioni i Fondit të tij është që t’u vijë në ndihmë dhe të investojë në të gjithë ato vende, që kanë nevojë dhe e meritojnë këtë ndihmesë duke nënvizuar faktin se Shqipëria renditet e para në listën e këtyre njëqind e njëzet vendeve.
Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë Fondit Ndërkombëtar për Zhvillim të OPEC-ut shprehu gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij personal në vazhdimësinë e bashkëpunimit të frutshëm me vendin tonë duke realizuar projekte në funksion të rritjes ekonomike dhe begatisë së Shqipërisë siç janë në veçanti ndërtimi dhe funksionimi i përsosur i spitaleve në Durrës dhe vitin që vjen, edhe atij në Kavajë.