E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton dy projektligje

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 20 janar 2009, shqyrtoi  projektligjet:

1. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për kontrollin e shkarkimeve të oksideve të azotit, apo flukseve të tyre ndërkufitare, të Konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët .

2.  Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin Për reduktimin e shkarkimit të squfurit apo të flukseve të tyre ndërkufitare, të paktën në masën 30% , të Konventës të vitit 1979, Për ndotjen ndërkufitare të ajrit në distancë të largët.

Objektivi i këtyre projektligjeve është  mbrojtja e shëndetit publik përmes  përmirësimit të cilësisë së ajrit. Antarësimi  i vendit  tonë në këto dy protokolle është  në përputhje të plotë me  Programin e Qeverisë 2005 2009,  i cili synon përgjysmimin e nivelit të ndotjes së ajrit  në zonat e mëdha urbane të vendit,  nëpërmjet zbatimit të standardeve evropiane, në përputhje me MSA-në, me Acquis Communautaire, etj.

Autoriteti përgjegjës për  zbatimin e këtyre dy protokolleve është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.

Deputetët gjatë diskutimit të projektligjeve në fjalë, u shprehën dakord, në parim, për kalimin e tyre për miratim në seancë plenare.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›