E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton ligjin për pyjet

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 8.9.2008, shqyrtoi projektligjin:  Për disa ndryshime në ligjin nr.9385, datë 4.05.2005, Për pyjet dhe shërbimin pyjor, të ndryshuar.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesit e Ministrisë së  Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Hasan Cani, Pëllumb Abezhi, Bajram Ejdiaj dhe Nehat Çollaku.
Ata shpjeguan se  ky ndryshim vjen  në kuadër të  reformës rregullatore. Projektligji propozon  që subjektet që duhet të licensohen parashikohet  t`i nënshtrohen  procedurave të konkurrimit  publik, i cili  organizohet dhe realizohet nga drejtoritë e shërbimit pyjor, ose njësitë e  qeverisjes vendore për pyjet komunale. Me subjektin fitues lidhet kontrata për dhënien  në përdorim  për trajtimin,  ose shfrytëzimin e fondit pyjor. Rregullat  e pjesëmarrjes  në konkurrim dhe kërkesat  përcaktohen  me udhëzim  të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Projektligji  rrit konkurencën dhe transparencën dhe nuk ka efekte financiare.
Pas diskutimeve,  anëtarët e Komisionit e miratuan në  parim projektligjin dhe u shprehën dakord  për kalimin e tij për miratim në seancë plenare. Gjatë  shqyrtimit nen për nen,  u bë ndryshim në nenin  1 të projektligjit. Përfaqësuesit e Ministrisë u shprehën dakord me këtë ndryshim.

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›