Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një takim me delegacionin kinez të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në datën 23.11.2009, në orën 10:00, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, të NPC të Republikës Popullore të Kinës, të përbërë nga: Z. SUN Wensheng Zv/Kryetar i këtij komisioni dhe: SUN Qixin, ZHANG Xiaoshan, WANG Zongfei, ZHOU Xiaodong, SU Qiang,. SONG Yanting dhe YOU Xiaolong.
Takimin e hapi kryetari i komisionit, Jemin Gjana. Ai bëri një prezantim të Komisionit dhe të fushave që ai mbulon. Në emër të Komisionit ai shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryetari i delegacionit kinez, bëri një ekspoze të arritjeve të fundit në ekonominë kineze, sidomos në sektorin e bujqësisë. Në vitin 2001, Kina është anëtarësuar në Organizatën Botërore të Tregtisë, gjë që ka sjellë bashkëpunimin me 140 vende të botës.
Ai shprehu interes për konkretizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Zoti Jemin Gjana bëri një përmbledhje të regjimit të tokës në Shqipëri dhe legjislacionit që e ka krijuar këtë regjim pas vitit 1991. Në bazë të ligjit Për koncesionet, tokat disponibël mund t`u jepen me koncesion subjekteve të huaja për një afat nga 35 deri në 99 vjet. Në kuadër të integrimit, janë miratuar rreth 35 ligje dhe janë përafruar rreth 240 akte nënligjore të fushës së bujqësisë. Këto përpjekje janë bërë për të rritur standardet për sigurinë ushqimore. Shteti ynë vazhdon të investojë për tokën dhe për ujin me qëllim zhvillimin e zonave rurale. Nevojat e investimeve në këtë sektor janë të mëdha. Një projekt i ri me vlerë 300 milion $ për ujitjen dhe kullimin është hartuar kohët e fundit për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor. Ky projekt do të financohet pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga donatorët e huaj. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka ndikuar në zhvillimin e zonave rurale. Shqipëria karakterizohet nga fermat e vogla, por po punohet për rritjen e kooperimit mes tyre, nëpërmjet zbatimit të programeve financiare mbështetëse të Qeverisë. Po punohet për shtimin e tregjeve bujqësore rajonale. Mundësitë e bashkëpunimit me Kinën janë të mëdha veçanërisht në industrinë agroushqimore. Ai vuri në dukje se ecuria e shkëmbimeve tregtare me Kinën ka një tendencë pozitive në vitet e fundit.