E Diel, 1 Nëntor 2026

Senatorët çekë: 16 nëntori ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit.

  16 nëntori ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit, thanë sot senatorët çekë, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.   Përfaqësuesit e Komisionit të Integrimit në Senatin e Çekisë, vendi ku Kryeministri Berisha dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat, thanë se zgjedhjet në Shqipëri u njohën nga vendet anëtare dhe pranimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat nga Këshilli i Ministrave të BE-së në 16 nëntor, ishte tregues i vijimit të dinamikës së integrimit të Shqipërisë.   Kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar mbështetjen e Çekisë gjatë presidencës së saj të BE-së, kur u dorëzua edhe aplikimi ynë për anëtarësim, shprehu kënaqësinë se projekti i Shqipërisë Europiane po vazhdon dhe data 16 nëntor është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. ashtu si data e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe më pas pranimi si anëtarë.   Kryetarja e Kuvendit tha se pranimi i kërkesës së Shqipërisë, vetëm gjashtë muaj pas dorëzimit të saj ishte një hap shumë domethënës në procesin tonë të integrimit.   Ajo theksoi se po ashtu edhe liberalizimi i vizave, që pritet të bëhet vitin e ardhshëm është një arritje shumë e madhe e objektivave tona, brenda një kohe shumë të shkurtër.   Senatorët çekë vlerësuan se gjatë vizitave të tyre në Shqipëri, transformimet dhe hapat e saj drejt zhvillimit janë shumë të dukshëm. Ata shprehën gjithë mbështetjen për të qenë krah Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë në BE, duke besuar se ky destinacion do të jetë sa më i afërt.                                                                
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›