E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton disa propozime të aktorëve të interesit për Projektbuxhetin 2010

  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, më datë 24 nëntor 2009, ora 11.00, pasi në dy seanca të mëparshme dëgjimore kishte shqyrtuar në parim projektbuxhetin me aktorët e interesit: Ministira e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Akademinë e Shkencave, Radio-Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Qendrën Kombëtare të Kinematografisë dhe kishte marrë në konsideratë disa prej propozimeve të tyre, diskutoi nen për nen projektligjin Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2010.
Duke qenë dakord në parim, nen për nen dhe në tërësi me projektligjin, Komisioni bëri këto propozime:   Në lidhje me buxhetin e arsimit, Komisioni  mbështeti këto kërkesa të MASH it për shtesa në buxhet:
- një shtesë prej 200 milionë lekësh për të mundësuar kompensimin e kostos së teksteve shkollore;
-  rritjen e fondit të ekselencës me 50 milionë lekë;
-  pagesën e kuotës vjetore të asocimit të RSH-së në Programin e Shtatë Kuadër të Komunitetit Europian  për kërkimin, zhvillimin teknologjik dhe të veprimtarive të demonstrimit 2007-2013, që vlerësohet 150 milionë lekë;
- transfertën e pakushtëzuar për financimin e IAL, për rritjen e këtij zëri me 400 milionë lekë.   Në lidhje me: Rialokime brenda projektbuxhetit 2010, Komisioni është dakord:
- që brenda buxhetit për arsimin e lartë, fondi i projektit UNILAB të rritet në 161 milionë lekë, nga 115 milionë lekë që është dhënë në buxhet;
- me rritjen e granteve konkuruese në arsimin bazë me rreth 200 milionë lekë;
- me rialokimin me 80 milionë lekë nga zëri i shpenzimeve për pajisje dhe biblioteka te grantet konkuruese për arsimin e mesëm.

 

Pakësim për MASH-in:
Komisioni mbështetet propozimin e MASH-it për transferimin e fondeve të shkencës në shumën prej 270 milionë lekësh tek Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), e cila është ngritur me VKM nr. 903, dt. 26.8. 2009, pranë Këshillit të Ministrave.   2. Për Akademinë e Shkencave Komisioni propozon:
- të shikohet mundësia e një shtese prej 6 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve për pjesëmarrjen e akademikëve në veprimtari shkencore jashtë vendit;
- mbështet kërkesën për shtimin e fondit për shërbime nga 27 milionë lekë në 31 milionë lekë.   3. Për RTSH Publik të shikohet mundësia:
- për një shtesë prej 50 milionë lekësh për fondin e investimeve;
- për një shtesë prej 20 milionë lekësh në fondin për projekte kulturore artistike.   Në lidhje me kërkesën e ATSH-së për një shtesë prej 120 milionë lekësh për rritjen e numrit të personelit, Komisioni vlerësoi se nuk mund të mbështesë dot një kërkesë të tillë, pasi ndryshimi organikës së këtij institucioni nuk është miratuar nga autoriteti  kompetent.   Për sa i përket kërkesës së Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për një rritje të konsiderueshme në buxhet për mbështetjen e projekteve për prodhimin dhe bashkëprodhimin e filmave, Komisioni u shpreh se kjo kërkesë mund të shqyrtohet në varësi të mundësive që mund të krijohen nga burimet shtesë të të ardhurave të Buxhetit të Shtetit.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›