E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Kroaci

Gjatë vizitës së tij në Kroaci, Kryeministri Berisha pati një takim të ngrohtë e miqësor me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeton në Kroaci. Kyeministri Berisha shprehu respektin dhe nderimin e tij për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë ky komunitet në marrëdhëniet midis vendeve tona, por edhe ndikimin që këto marrëdhënie kanë patur në qëndrimin pozitiv të Kroacisë për Kosovën. Kryeministri u shpreh se komuniteti shqiptar në Kroaci gëzon respektin e popullit dhe qeverisë kroate.

Z. Berisha  i njohu përfaqësuesit e komunitetit shqiptar me reformat e thella të ndërmarra nga qeveria e tij dhe me rezultatet që kanë dhënë këto reforma në luftën kundër korrupsionit, informalitetit, krijimin e një mjedisi të favorshëm për investimet e huaja, rritjen investimeve në infrastrukturën e vendit, etj..  

Kryetari i Unionit Shqiptar të Kroacisë Ton Marku e falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e madh qe ai ka dhënë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, afrimin me Bashkimin Europian dhe per pavarësinë e Kosovës.

Takimi kaloi në një atmosfere të ngrohtë dhe miqësore.


10/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›