E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës Për procedurat civile.

  Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 27 Tetor 2009, nën drejtimin e Kryetarit Ilir Rusmali, mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Konferencës së Hagës Për procedurat civile.    Rendi i ditës vijoi me projektligjin Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale, iniciativë e Këshillit të Ministrave. Ky projektligj u prezantua në Komision nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë.   Pas diskutimeve nga anëtarët e Komisionit si dhe relatimit të deputetes Paulina Hoti, relatore e këtij projektligji, Komisioni e miratoi në parim projektligjin dhe filloi shqyrtimin nen për nen.   Shqyrtimi i këtij projektligji do të vazhdojë në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›