Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton projektligjin Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në mbledhjen e datës 3 Nëntor 2009, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmali, vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror, në zonat me përparësi turizmin, iniciativë e Këshillit të Ministrave.
Pas diskutimit nen për nen Komisioni miratoi në tërësi projektligjin.