E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvillon seancë dëgjimore me Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit

  Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 3.11.2009, në orën 11:00, dëgjoi informacionin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli në kuadër të shqyrtimit të  Progres Raportit  2009.
 
Ishin të pranishëm në mbledhje edhe Zwvendwsministri Tokli Thomaj, si dhe  specialistë të kësaj ministrie.   Fillimisht, u dëgjua informacioni i Ministrit Genc Ruli, I cili shpjegoi  se në kuadër të shqyrtimit të  Progres Raportit  2009, janë analizuar dhe janë nxjerë detyra sipas  sektorëve që mbulon  MBUMK:   Kontrollet për respektimin e standardeve dhe  mbrojtjen e konsumatorit,  kryhen çdo muaj nga drejtoritë rajonale të ushqimit bazuar në ligj dhe konsistojnë në inspektimin e prodhimit vendas, produkteve të importit dhe tregut. Përjashtohen nga këto inspektime produktet shtazore të subjekteve brenda vijës së verdhë, që janë objekt kontrolli të shërbimit veterinar të Bashkive. Çdo muaj, jepen evidenca nga 12 qarqe për kontrollet e kryera, mallrat e bllokuar e asgjësuar, për subjekte të kontrolluar e të licensuar nga QKL, si dhe analiza të kryera në mostra të marra nga hallka të ndryshme të zinxhirit ushqimor. Gjithashtu, raportohen masat administrative të vendosura si gjoba, ose bllokim të aktivitetit. Sipas marrëveshjes me Drejtorinë e Tatimeve në rastet e vlerësuar të nevojshme, kryhen kontrolle të përbashkëta me grupet e Task Forcës së tatimeve. Kontrollet e shitjes së qumështit të hapur kryhen në mënyrë sistematike, gjë që  ka sjellë reduktimin e kësaj shitjeje.   Progres Raporti i vitit 2009 evidentoi arritjet në fushën e Zhvillimit Rural,  siç është ngritja dhe funksionimi i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Në sektorin e agroindustrisë në përgjithësi ka një përmirësim të ndjeshëm në drejtim të përmirësimit të teknologjisë së përdorur, si dhe trajnimit të stafit.  Po kërkohen rrugë dhe mundësi të reja për të ndihmuar ndërmarrjet që operojnë në këtë sektor, në drejtim të përmirësimit të teknologjisë. Një ndër drejtimet kryesore është mbështetja në përmirësimin e  teknologjisë së çertifikuar nga BE, për ato ndërmarrje që do të përfitojnë nga skemat mbështetëse.   Defiçiti tregtar në sektorin e bujqësisë është i lartë, por në 6 mujorin e parë të vitit 2009, ai është ulur nga 1:10 në 1:9  falë rritjes me 7% të eksporteve dhe rënies me 13% të importeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Mbetet problem konkurueshmëria dhe vështirësitë e produkteve tona krahasuar me ato të importit.   Prodhimi blegtoral ka tendenca rritjeje në të gjithë komponentet e tij.
Nga të dhënat operative dhe statistikore të grumbulluara, vihet re se ka patur një rritje të rendimentit të lopëve me 3-5% , në të imta etj., kryesisht prej menaxhimit më të mirë të fermës nga fermerët,  si rezultat i qasjes pozitive ndaj politikave mbështetëse të qeverisë ndaj bujqësisë pas vitit 2005 .
Në aspektin e prodhimit bimor (kulturat drufrutore dhe vreshtat, perimet, prodhimet BIO), ky progres është më i prekshëm, pasi rezultatet janë konkrete në fushën e prodhimit, në përputhje me objektivat e MSA-së dhe të SSBU 2007-2013.
Në këtë kontekst për të arritur standartet e prodhimit, sipas kërkesave të BE-së, këtë vit është realizuar studimi i rajonizimit të kulturave dru frutore sipas këtyre fazave:   - gjendja aktuale,
- analiza
- përcaktimi i perspektivës së zhvillimit të sektorit.   Është parashikuar të realizohet një studim i mirëfilltë edhe për rajonizimin e kulturave perimore në vitin në vazhdim, sidomos në drejtim të ruajtjes së germoplazmës autoktone. Për herë të parë në bujqësinë shqiptare do të realizohet dixhitalizimi i zonave bujqësore, sipas kulturave dhe eficiencës së prodhimit. Ky hap do ti paraprijë përmirësimit dhe diversifikimit të skemave mbështetëse për vitin 2010, të cilat kanë një  impakt pozitiv.   Kooperimi midis fermerëve mbetet prioritet i politikave të sektorit. Për këtë, është hartuar draft-ligji Për shoqëritë e përbashkëta bujqësore.   Në kuadër të përafrimit të legjislacionit të sigurisë ushqimore me atë të BE-së,  janë përcaktuar prioritetet për periudhën afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë, duke marrë në konsideratë ligjinPër Ushqimin.  Mbështetur në  Planin Kombëtar në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,  si dhe në Planin Vjetor të hartimit të legjislacionit, Drejtoria e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes se Konsumatorit ka plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre brenda periudhës së angazhimit.   Në politikat e shërbimit veterinar është patur parasysh që të bëhet progres me përafrimin e legjislacionit dhe përmirësimin e masave profilaktike në fushën e shëndetit të kafshëve. Në fund të këtij viti, do të përfundojë përgatitja e projektligjit Për Veterinarinë dhe do të plotësohet plani i përafrimit të legjislacionit për këtë vit. 
Forcimi i rrjetit të laboratorëve në fushën e sigurisë ushqimore konsiston në akreditimin e laboratorëve të sigurisë ushqimore të ISUV dhe në vlerësimin dhe laboratorëve rajonalë, duke përmirësuar situatën në kontrollin e ushqimeve. Konsiderohet një emergjencë nevoja për akreditimin e laboratorëve të sigurisë ushqimore, sepse është pjesë e procesit të integrimit. Kooperacioni Italian me OBSH-në po realizojnë projektin për akreditimin e ISUV-së, duke u fokusuar në mbështetjen me pajisje dhe trainimin e stafit, duke e finalizuar atë me akreditimin.
MBUMK ka bërë dhe bën përpjekje të vazhdueshme për përshtatjen e treguesve statistikorë me atë të BE-së. Këtë vit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Institutit të Statistikave.   Procedurat e licensimit të veprimtarive prodhuese ushqimore kanë ndryshuar vitet e fundit. Sipas ligjit Për ushqimin, veprimtaritë e prodhimit dhe tregtimit të produkteve ushqimore licensohen bazuar ne ligjin Për licencat dhe akteve nënligjore të tij.   Mbledhja vijoi me pyetjet e deputetëve për Ministrin. Pas dëgjimit të përgjigjeve të tij, në përfundim, kryetari i komisionit falenderoi ministrin Genc Ruli dhe e siguroi atë se do të ketë në vazhdimësi mbështetjen e Komisionit.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›