Duele shqiptarësh

Shorti i fazës së grupeve në Europa League solli përballje interesante në mesin e të cilave veçohen duelet mes skuadrave ku luajnë futbollistë shqiptarë. Shorti i tërhequr të premten në Monaco ndau 48 ekipe në 12 grupe.
Lazio e Lorik Canës garon në Grupin D, ku për kundërshtar do të ketë Zurichun e Admir Mehmedit e Ardian Nikçit. Dy skuadrat e tjera që përbëjnë këtë grup janë Sporting Lisbona dhe Vaslui.
Armend Dallku e Ahmed Januzi me ekipin e tyre ukrainas Vorskla Poltava do të ndeshen në Grupin B me Hannoverin e Altin Lalës, Copenhagenin dhe Standard Liegen.
Edhe Grupi K sjell përballje mes skuadrave që për anëtarë kanë futbollistë shqiptarë. Twente ku paraqitet Emir Bajrami do të takohet me Fulhamin, ku nga ky sezon luan Pajtim Kasami. Odense dhe Wisla Krakow e kompletojnë grupin.
Në mesin e futbollistëve të tjerë shqiptarë që do të paraqiten në garë është edhe Malmo e Agon Mehmedit e Dardan Rexhepit. Ata gjenden në Grupin G me AZ Alkmaarin, Metalisht Kharkivin dhe Austrinë e Vjenës.
Maribori me Agim Ibrahimin do të paraqitet në Grupin H, ku për kundërshtar do të ketë Bragën, Bruggen dhe Birminghamin. Grupi I ku gjendet Sioni, skuadra e mesfushorit kosovar, Florian Berisha do të ketë punë të vështirë me Atletico Madridin, Udinesen dhe Rennesin.
Nga grupet e tjera, Steaua Bukureshti do të ndeshet me Schalke 04, Maccabi Haifan dhe AEK Larcanan në Grupin J. Skuadra nga qyteti ku do të zhvillohet ndeshja finale, Rapid Bukureshti do të përballet me PSV Eindhovenin, Hapotel Tel-Avivin dhe Legia Varshavën.
Ndeshjet e grupeve do të zhvillohen nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor, ditën kur tërhiqet shorti për 32 dhe 16 ekipet më të mira. Dy ekipet e para nga secili grup do të bashkohen nga skuadrat që përfundojnë në pozitat e treta në grupet e Ligës së Kampionëve në fazën eliminatore, që përmbyllet në National Stadium, Bukuresht më 9 maj 2012.
Faza e grupeve në Europa League:
Grupi A
Tottenham
Rubin Kazan
PAOK
Shamrock Rovers
Grupi B
Copenhagen
Standard de Liege
Hannover
Vorskla Poltava
Grupi C
PSV Eindhoven
Hapoel Tel-Aviv
Rapid Bukuresht
Legia Varshava
Grupi D
Sporting Lisbona
Lazio
Zurich
Vaslui
Grupi E
Dynamo Kyiv
Beşiktas
Stoke
Maccabi Tel-Aviv
Grupi F
PSG
Athletic Bilbao
Salzburg
Slovan Bratislava
Grupi G
AZ Alkmaar
Metalist Kharkiv
Austria Wien
Malmo
Grupi H
Braga
Brugge
Birmingham
Maribor
Grupi I
Atletico Madrid
Udinese
Rennes
Sion
Group J
Schalke 04
Steaua Bukuresht
Maccabi Haifa
AEK Larnaca
Grupi K
Twente
Fulham
Odense
Wisła Krakow
Grupi L
Anderlecht
AEK Athina
Lokomotiv Moskva
Sturm Graz