Blatter: Nuk ka racizëm në futboll

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka hedhur poshtë pohimet se futbolli është përfshirë nga racizmi.
“Unë mohoj se ka racizëm. Nuk ka racizëm, ndoshta ka fyerje të lojtarëve ndaj njëri-tjetrit, ose ndonjë fjalë aty këtu, por kjo nuk është e përmasave të mëdha”.
“Por, të gjithë ata që preken nga këto akuza duhet të thonë se kjo është një lojë. Ne jemi në një lojë, dhe në fund të kësaj loje, ne shtrëngojmë duart. Mendoj se e tërë bota është në dijeni për impenjimet e bëra për luftimin e racizmit në futboll”, potencoi Blatter.