Komisioni‘Ok’ pr/rezolutës
Tiranë- Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme ka miratuar sot me konsensus projektrezolutën "për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian", të propozuar nga grupi parlamentar i PD-së. Projektrezoluta nxit qeverinë shqiptare që të paraqesë në fund të këtij muaji kërkesën për aplikimin për statusin e vendit kandidat për anëtar të BE-së. "Mirëpresim nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare, si dhe institucione të tjera të BE-së të marrin në konsideratë konsensusin dhe vendosmërinë që ekziston mes të gjitha forcave politike të Republikës së Shqipërisë në lidhje me integrimin evropian", thuhet në këtë dokument.
Anëtari demokrat i komisionit, Besnik Mustafaj, e konsideroi këtë dokument një hap të rëndësishëm në kuadër të procesit për anëtarësim në BE. "Klasa politike, maxhoranca sidomos kanë pjekurinë e nevojshme për të hedhur një hap tjetër të rëndësishëm për t'u bërë kandidatë për anëtarësim në BE"-tha Mustafaj.
"Mendoj se nuk është e drejtë që ne t'i vëmë kushte BE-së për një përgjigje lidhur me këtë kërkesë. Mendoj se do të ishte një inkurajim shumë i madh për qeverinë e parlamentin dhe do ta quaja të dobishme nëse përgjigja nga BE vjen para zgjedhjeve", u shpreh deputeti Mustafaj.
Deputeti republikan, Fatmir Mediu vërejti se pas miratimit të saj, duhet të ketë një angazhim më të madh të Kuvendit dhe qeverisë, lidhur me axhendën për realizimin e pikave të saj.
"Miratimi i p/rezolutës sjell domosdoshmëri hapat që do të hidhen më pas. Duke filluar nga detyrimet e Qeverisë përballë Kuvendit, por dhe të deputetëve si përfaqësues të popullit. Duhet të ketë një lobing të nevojshëm për të bërë të njohur që ky aplikim të shoqërohet me ecurinë në rrugën e integrimit", tha Mediu.
Ndërsa deputeti i PS-së, Namik Dokle propozoi që në rezolutë të shtohet paragrafi për "për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme", si një angazhim që Kuvendi vë para qeverisë.
Sipas kësaj rezolute, e cila do t'i paraqitet për miratim parlamentit në seancën e së hënës(26 janar), "deputetët e Kuvendit, si përfaqësues të zgjedhur dhe të mandatuar të popullit shqiptar, të nisur nga vendosmëria për të përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë për t'u integruar në BE, kanë bindjen dhe besimin se komunitetet evropiane përbëjnë bërthamën e vlerave të demokracisë, lirisë, bashkëjetesës në paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm”