Biberaj akuza Topallit
Tiranë -Zv. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, ka reaguar sot për letrën e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar ka Asambleja e KE-së, për zëvendësimin e tij. "Duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, rezulton se znj. Topalli e ka shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e Kuvendit, ka anashkaluar Kuvendin, si dhe ka marrë kompetencat e Kuvendit, gjë që përbën një precedent tepër të rrezikshëm për një vend demokratik"-thekson Biberaj në një reagim publik.
Në vitin 2005, Biberaj është votuar nga Kuvendi si kryetar dhe anëtar delegacioni dhe është vetëm Kuvendi ai që mund të vendosë ndryshe. Biberaj gjykon se veprimi i znj. Topalli shkel rëndë etikën parlamentare, pasi është kryer në konspiracion të plotë dhe pa asnjë lloj transparence, pa njoftuar z. Biberaj, si dhe pa dijeninë e Grupit Parlamentar të PD-së.
Ky veprim tepër brutal synon të ndërpresë mandatet e z. Biberaj si zv. President i Asamblesë Parlamentare të KE-së, zv. President i Grupit Parlamentar të Partive Popullore Evropiane në KE, zv. President i Komisionit të Rregullores, Imuniteteve dhe Marrëdhënieve Institucionale të KE-së, Anëtarit të Komitetit Politik, Anëtarit të Komitetit të Monitorimit, si dhe Reporterit të KE-së për "Hetimin e krimeve të regjimit Stalinist në Ish-Bashkimin Sovjetik", mandate këto të votuara unanimisht nga Asambleja e KE-së dhe të fituara me punë dhe përkushtim 3-vjeçar në KE.
“Veprime të tilla dëmtojnë aktivitetin dhe imazhin e Delegacionit Shqiptar në KE, bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, si dhe përfaqësimin dhe imazhin e Shqipërisë në Institucionet Ndërkombëtare”-përfundon deklarata. Duket se me këtë vendim, një konflikt i ri politik ka nisur brenda Partisë Demokratike.