Kristina: Përgëzoj përparim në luftën kundër korrupsionit
23/01/2009 SHBA-të dhurojnë pajisje për SHKB-në
Zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara, Stiven Kristina, gjatë ceremonisë së dhurimit të pajisjeve nga ICITAP-i për Shërbimin e Brendshëm Shtetëror përgëzoi vendin tonë për përparimin e shënuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në radhët e Policisë së Shtetit. Por ai theksoi se ecja përpara në një demokraci të shëndoshë kërkon vendosjen e shtetit të së drejtës. “Ecja përpara në një demokraci të shëndetshme kërkon ekzistencën e besimit mes qytetarëve dhe qeverisë së tyre. Ky besim arrihet përmes vendosjes së shtetit ligjor, ligjet e të cilit të zbatohen njëlloj si për qytetarët, ashtu dhe për oficerët e policisë. Etika policore buron nga rregullat bazë të etikës, të cilat respektohen në tërësinë e politikave, ligjeve, kodeve dhe rregulloreve, që agjencitë qeverisëse dhe policia zbatojnë. Ajo nënkupton aplikimin e parimeve universale të etikës dhe jo ekzistencën e rregullave speciale të etikës vetëm për policinë”, - theksoi Kristina. Ai tha se është puna e SHKB-së që duhet të garantojë që Policia e Shtetit të ofrojë mundësi të barabartë përdorimi të shërbimeve policore, rritjen e besimit të publikut në shërbimet që ofrohen dhe baraspeshimin në raportin mes mbrojtjes së lirive individuale dhe vendosjes së drejtësisë. Pikërisht bashkërendimi i punës dhe bashkëpunimi i SHKB-së me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit do të luajë një rol integral në betejën e vendit tuaj kundër korrupsionit, një përbërës bazë ky i policimit në demokraci. “Shpreh kënaqësinë që ne mundemi të japim ndihmën tonë në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri përmes këtyre pajisjeve që dhurojmë sot. Këto pajisje janë blerë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes ICITAP-it dhe kanë një vlerë rreth 10 000 dollarë”, - tha zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara, duke uruar që këto pajisje të ndihmojnë në përmbushjen me sukses të detyrave të SHKB-së.