Biberaj viktimë e dosjeve
Tiranë - Anëtar i delegacionit të Kuvendit të shqipërisë në APKE, Kastriot Islami ka reaguar lidhur me dhënë nga media lidhur me zëvëndësimin e kryetarit të delagacionit shqiptar në APKE dhe
njëkohësisht zëvëndës president i kësaj asambleje. Perms një deklarate për shtyp, ai është shprehur se Por nuk jam para jush as për të mbrojtur dhe as justifikuar zotin Biberaj, i cili është kundërshtari im politik dhe me të cilin kemi mjaft vlerësime e qëndrime të ndryshme. Por jam dhe mbetem i shqetësuar për imazhin e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Sidomos përballë vëndeve anëtare të BE por edhe përballë të gjithë atyre vëndeve që janë prapa Shipërisë përsa i përket zhvillimeve demokratike”.
“Veprimi ndaj zotit Biberaj është shqetësues edhe në aspektin e shkeljes së rregullores së Kuvendit. Cdo ndryshim në anëtarësinë apo kryesinë e delegacionit duhet të vijë në kuvend nga Kryetarja e Kuvendit pas konsultimit me kryetarët e grupeve parlamentare. Dhë nesë në kuvend, thuhet në rregullore ka kundërshti, atëhere kuvendi vendos me votim. Një procedurë
e tillë nuk ka ndodhur dhe për rrjedhojë kërkesa drejtuar Presindentit të APKE nga Kryetarja e Kuvendit është shkelje e hapur e rregullores së
Kuvendit dhe një veprim i nxituar, dhe më pasoja të rënda për imazhin e Vëndit”, tha ai.
E teksa e ka cilësuar ngjarjen si një skandal politik, Islami vijoi se zoti Biberaj është viktima e parë e ligjit të pastrimit të dosjeve. “Tanimë ky ligj me këtë rast tregoi se "lufta e klasave" filloi të veproi në gjirin e partisë. Dhe për më tepër shumë nga personazhet e PD presin që deklarimin tim ta konsiderojnë një bashkëpunim të "armikut të brëndshëm me armikun e jashtëm". Pavarësisht se jemi përpjekur të bashkëndajmë sjellje pozitive ne funksion të imazhit të vendit dhe jemi mirëkuptuar, si të gjithë deputetet e botës së qytetëruar europianë, për ta zhvilluar debatin dhe shprehur vlerësimet e qëndrimet e ndryshme e jo rrallë herë diametralisht të kundërta brenda vendit dhe jo në arenën e Këshillit të Europës, Zoti
Biberaj, përësis mbetet kundërshtari im dhe fatkeqësisht një mbrojtës i flaktë i qeverisë Berisha. Këtë fakt e përsëris qetësisht sepse më duhet të qartësoj opinionin publik nga spekullimet tradicionale të marrëveshjeve të
fshehta midis opozitës dhe maxhorancës”, tha Islami.