Rama akuza TVSH-së
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria po u bën lavash truri qytetarëve shqiptarë me anë të shpërdorimit të taksave për sportet publicitare të qeverisë. “Dua të përcjell sot në cdo shtëpi shqiptare ndjenjën revoltës qytetare për abuzimin e përditshëm të Televizionit Publik Shqiptar ku, njësoj si në kohët e zymta të propagandës komuniste - madje sot me taksat e të gjithë qytetarëve -, financohet një lavazh truri i stilit sovjetik me parada suksesesh”-theksoi Rama.
Kreu socialist tha më tej, se edhe pas 18 vjetësh nga rënia e diktaturës, TVSH-ja ka mbetur një gërdallë e vjetër komuniste në dispozicion të pushtetarëve të radhë, duke shtuar se Televizioni Publik Shqiptar është konkurrenti më i pandershëm e më i dëmshëm në tregun e informacionit dhe pasqyra më besnike e vulgaritetit të politikës së vjetër.
“Unë i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së që të mos e menaxhojë këtë pronë publike si tribunën private të pushtetarëve të sotëm; të mos lejojë cenimin e mëtejshëm të lirisë e të së drejtës të çdo qytetari shqiptar për t'u informuar sipas standardeve demokratike nga ky ekran; të mos mbyllë sytë e veshët përpara keqpërdorimit të ekranit për të shfryrë mllefet e pushtetit aktual ndaj institucioneve të pavarura e autoriteteve kushtetuese”-tha më tej Rama, teksa ka nënvizuar se pas ardhjes në pushtet do të marrë fund epoka e Televizionit të Pushtetit dhe do të fillojë epoka e Televizionit të Qytetarëve.