E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Regjistrimi, për shqiptarët që banojnë në Shqipëri”

Përkatësia fetare e etnike - deklaron ministri i Shtetit, Genc PolloShqiptarët që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë nuk janë pjesë e regjistrimit të popullsisë. Ministri i shtetit Genc Pollo, i cili bëri të njohur nismën e qeverise për regjistrimin e popullsisë sipas përkatësisë fetare dhe etnike tha se ky projekt është për 3.2 milionë shqiptarë në Shqipëri.“Ashtu siç mbeten 700 mijë shqiptarë, dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre vjen për të votuar kur zgjidhet kuvendi, po ashtu ata 700 mijë në masën 99% apo 99.5% gjithashtu do mbeten në Greqi dhe nuk do çajnë kokën të vijnë vetëm për t’i thënë anketuesit të INSTAT që ‘jam edhe unë’. çfarë ka gabim nëse Repoba niset për të regjistruar 3.2 milionë shqiptarë që janë banorë në Shqipëri dhe jo 200 mijë shqiptarë që janë në Nju Jork dhe në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara? Repoba regjistron çdo shqiptar që në momentin që bëhet regjistrimi ndodhet fizikisht në Shqipëri”- tha Pollo.Sipas Pollos ata që kundërshtojnë përfshirjen e deklarimit të përkatësisë fetare dhe etnike në formularin e regjistrimit kanë komplekse inferioriteti. “është një frikë e pa supozuar dhe e bazuar tek paragjykimet, tek supozimet dhe tek komplekset dhe më vjen keq ta them, por dhe tek komplekset e inferioritetit”- tha Pollo.Për sa i përket situatës politike në vend ministri i shtetit Genc Pollo, u shpreh se kutitë kurrë nuk do të hapen. Madje sipas tij ndërhyrja e Këshillit të Europës me një rezolutë ishte e panevojshme pasi klasa politike duhet të zgjidhë vetë situatën. “Për mua nuk është fort e pëlqyeshme që institucione të huaja. Sado të respektuara, të merren me zgjidhjen e një problemi të brendshëm shqiptar. është një stad që nga ’96 në 2005 duhet ta kishim kapërcyer”- deklaroi ndër të tjera ministri i Shtetit Genc Pollo....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›