Kryeministri Berisha takon ambasadorët e BE: Dialogu, vetëm në parlament

Lohan dhe Montobio theksojnë si të nevojshme nisjen e debatit politik në sallën e KuvenditDy përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori i KE-së Helmut Lohan dhe ai i Spanjës, vendi që udhëheq Presidencën e radhës të BE, Emmanuel Montobio, deklaruan sot gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha se Shqipëria duhet ta kalojë situatën aktuale politike, aspak të favorshme për aspiratat e vendit, shkaktuar kjo nga ngërci politik i sajuar si mos më keq nga një opozitë ilegjitime. Kërkesat absurde, antikushtetuese dhe në shkelje të hapur me ligjin, shkaktuan për interesa personale të Edvin Ramës, bojkotimin e punimeve të Kuvendit. Dy ambasadorët e Bashkimit Evropian, i shprehën kryeministrit Berisha mbështetjen e tyre, ndërsa konsideruan si të domosdoshme dëgjimin e rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë pikë, ata përgëzuan nismën e mazhorancës për ngritur që këtë të enjte komisionin hetimor parlamentar, ndërsa me shqetësim vërejtën sjelljen e opozitës, e cila vazhdon të fshihet pas hijes së bojkotit. Sa për informacion, kjo opozitë që nuk njeh dhe as respekton institucionet kushtetuese të vendit, ka marrë nga vullneti i lirë i sovranit, plot 64 deputetë, pra është opozita më e fortë që ka pasur ndonjëherë vendi. Por, ku po i shfrytëzon potencialet e saj opozita e Edvin Ramës? Në rrugë! Sjellja rrugacërore është bërë motoja e një opozite të dhunuar, të degraduar politikisht dhe të pafuqishme për të dhënë kontributin e saj në proceset e integrimit evropian, sic është liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE....