E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti: Ankim në Gjykatën Kushtetuese dhe protesta

Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës premton se do ta vazhdojë me të gjitha mjetet legale dhe të protestës aktivitetin e vet. Dy ditë pas rrëzimit të kërkesës nga KQZ-ja, ata nënvizuan se misioni do të vazhdojë pavarësisht nga ky kurth antidemokratik që u materializua dje me vota të kapura në Komisionin Qendror Zgjedhor. "Nuk do të thotë që ne do t‘i lëmë shqiptarët jetimë nga mundësia për të thënë fjalën e tyre të protestës për një dhunë fashiste që i është bërë të drejtës së tyre për të shprehur vullnetin e tyre", u shpreh kryetari i komitetit Artur Zheji. Ai vlerësoi se tanimë kemi dy Kushtetuta, një ish-kushtetutë të vitit 1998 dhe një të vitit 2008. "E cila ka një mangësi shumë të madhe, nuk ka kaluar nën verdiktin apo nën votën popullore referendare", nënvizoi Zheji. Andrea Stefani sqaroi se iniciatorëve të referendumit iu mohua edhe e drejta për të tërhequr formularët.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›