Vdekja në stoqet e kromit, autoritetet sulmojnë median
Ministria e Ekonomisë dhe Policia e Bulqizës kanë nxituar ta "nxjerrin" nga lista e gjatë e minatorëve të vdekur 53-vjeçarin Xhevat Bulqiza, i cili humbi jetën të enjten në stoqet e kromit.
Burime zyrtare të Komisariatit të Policisë së Bulqizës thanë se 53-vjeçari nuk ishte duke punuar në stoqet e kromit kur ka rrëshqitur dhe ka humbur jetën, por kishte qenë duke mbledhur bimë mjekësore(!). Pa dhënë shumë sqarime për mënyrën se si u gjend në mes të "malit" me mineral një njeri që mblidhte bimë mjekësore, policia ka nxjerrë këtë si versionin zyrtar të ngjarjes, duke i dhënë hapësirë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të akuzojë mediat për shpifje dhe shtrembërim të së vërtetës.
Me urdhër të ministrit Genc Ruli, dje ka shkuar në Bulqizë drejtori i Repartit të Inspektim-Shpëtimit të Minierave (RISHM), ing. Indrit Selba, i cili ka zhvilluar takime me përfaqësues të medias, pushtetit vendor dhe policisë, për të gjetur rrugët e eliminimit të aksidenteve në minierë dhe në stoqet jashtë saj.
"Jam tepër i indinjuar edhe me ju të medias, pasi thoni që humbi jetën minatori i radhës, ndërkohë që ai nuk ka qenë minator, madje as punëtor, por thjesht një kalimtar i rastit, i cili duke ecur në stok, ka rrëshqitur dhe ka humbur jetën. Pra aksidenti nuk ka të bëjë me minierën, madje as me stoqet e kromit, gjë që konfirmohet edhe nga Policia e Bulqizës", tha drejtori i RISHM-it në komunikimin me gazetarët lokalë në Bulqizë.
I dërguari i ministrisë, i cili është personi që mban përgjegjësi direkte për respektimin e kushteve të sigurisë në punë në minierat e të gjithë vendit, e pranon se në Bulqizë, shumë firma private të licencuara dhe të palicencuara janë duke punuar pa respektuar asnjë kusht të sigurisë në punë.
"Aktualisht stoqet janë sulmuar nga persona të jashtëligjshëm dhe ne kemi kërkuar ndihmën e policisë, pushtetit vendor, për të ndalur këtë punë të jashtëligjshme, pasi rrezikohen jetë njerëzore, por vërejmë me keqardhje se përkundër kësaj puna në ta ka vazhduar, duke shënuar aksidente, numri i të cilëve po vjen në rritje", tha inxhinieri, të cilit, të paktën në ndërgjegje duhet t‘i rëndojë vdekja e 13 personave në harkun kohor të 12 muajve.
Por meqenëse e konsideron postin e tij si atë të ndonjë kryetari OJF-je, kreu i RISHM-it thotë se "nëpërmjet një bashkëpunimi shumë të mirë ndërinstitucional, përfshirë edhe qeverisjen vendore, mund dhe duhet të parandalohen vdekjet në stoqet e kromit".
I dërguari i ministrisë thotë gjithashtu se "ruajtja e stoqeve me policë nuk është zgjidhje eficente, pasi policia jo vetëm që nuk ka mundësi për të shtrirë kontrollin në të gjithë territorin ku shtrihen këto stoqe, por edhe se kjo nuk është detyrë funksionale e saj".
Nga ana e saj, Policia e Bulqizës thotë se ruajtja e stoqeve të kromit është detyrë e kompanisë shtetërore "Albkrom", duke e konsideruar çështjen vetëm në aspektin e vjedhjes së mineralit kromit dhe jo në atë të rrezikimit të jetës së njerëzve, çka është në të vërtetë arsyeja e vetme pse ekziston Policia e Shtetit.
Minierat
Minxhozi: Duam
interpelancë
me Berishën
Opozita kërkon interpelancë me Kryeministrin Sali Berisha sa i takon çështjes së minierave dhe posaçërisht asaj të Bulqizës. Deputeti i zonës, Qemal Minxhozi, konstatoi se brenda harkut kohor të një viti kalendarik mesatarisht në çdo tri javë, një kryefamiljar, një prind, një vëlla goditet për vdekje në minierat apo stoqet sipërfaqësore të mbetjeve të kromit. "Shtrohet pyetja se sa të tjerë duhet të vdesin që qeveria të marrë masa për të siguruar jetën e njerëzve që ata të mos goditen tragjikisht?!", tha Minxhozi. Ai shtoi se ajo që po ndodh sot në Bulqizë nuk i lë asgjë mangët tragjedisë së Gërdecit, ndoshta me të vetmin ndryshim që në Gërdec humbën jetën 26 vetë për dy-tre javë, ndërsa në Bulqizë e Batërr humbën jetën 15 vetë në harkun kohor të një viti. "Me këto ritme dhe me këtë indiferencë shtetërore, Gërdeci i Bulqizës po i afrohet dhe do t‘ia kalojë Gërdecit të Tiranës", vlerësoi Minxhozi. Ai shtroi pyetjen se si mundet që Kryeministri nuk shkon për të promovuar nismën e tij në Bulqizë dhe të japë shpjegime se sa e sigurt është jeta, si po luftohet atje, si po lëvizin ryshfetet politike dhe ekonomike për të marrë një licencë?