Tre të dëmtuar të Gërdecit dërgohen për kurim në Itali
Tre të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit rrezikonin pasoja të rënda pas sorollatjeve të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk i pajisi në kohë për të kryer ekzaminimet mjekësore në spitalin e Barit. Konkretisht, në zyrat e Avokatit të Popullit kryen ankesa Meltina Haka (ka kryer tri ndërhyrje kirurgjikale), Klodian Kodra (ka humbur njërin sy) dhe Anisa Sogani (ka thyer kockat e legenit). Haka e shoqëruar nga babai i saj, Osman Haka, në datë 18 mars 2008 është dërguar për kurim në spitalin e kirurgjisë plastike në Bari, Itali. Pas disa ditësh kurim, babai së bashku me vajzën janë kthyer në Shqipëri. Për të vëzhguar gjendjen e saj pas ndërhyrjeve në këtë spital, është planifikuar një vizitë tjetër mjekësore. Në ankesën tjetër me të njëjtin objekt, Klodian Kodra së bashku me Anisa Soganin, janë dërguar për kurim në Bari, Itali. Janë kthyer në Shqipëri, ndërsa janë planifikuar dhe vizita të tjera mjekësore. Për këtë qëllim, janë plotësuar dokumentacionet e nevojshme së bashku me epikrizën e spitalit në Bari dhe e kanë dorëzuar pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ata humbën tri data takimesh për vizita pranë spitalit dhe situata shëndetësore u rëndua. Klodian Kodra jo vetëm ka humbur njërin sy, por nga zvarritjet pretendoi se ka filluar të ketë probleme edhe me syrin tjetër. Në një situatë të rënduar psikike, përveçse edhe mjekësore, u prezantua dhe Anisa Sogani, e cila nuk mund të qëndrojë në këmbë, pasi, përveç humbjes së fëmijës, ka thyer dhe kockat e legenit. Gjithashtu, Meltina Haka kreu tri ndërhyrje kirurgjikale. Me gjithë rekomandimet e njëpasnjëshme, pas më shumë se një muaji Ministria e Shëndetësisë arriti të pajisë më viza tre të dëmtuarit, por nuk dihet se cilat ishin pasojat e kësaj vonese...