E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Ekzekutiv mblidhet për ndryshimet në disiplinë

Komiteti i FSHF-së do të mblidhet ditën e enjte (19 korrik 2006) për të disktuar lidhur me propozimet për ndryshimet në regulloren e aktivitti, sidomos në aspektin e disiplinës, ku priten edhe ndëshkime më të rrepta financiare.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për variantin e uljes së kartonave të verdhë të grumbulluar nga një lojtar, që e ndëshkojnë atë me pezullim: nga 3 që është aktualisht në 2.
Masë tjetër është edhe numri i ndeshjeve të pezulluara pas ndëshkimit me karton të kuq: nga 1 në 2 ndeshje.
Një tjetër temë e mbledhjes do të jetë edhe përcaktimi i numrit të ekipeve që do të marrin pjesë në Kategorinë Superiore (aktualisht 12) dhe sistemi i zhvillimit të kampionatit me dy faza me sistem vajtje-ardhje dhe me një fazë të tretë: ku ekipet e renditur në vendet 1-6 luajnë për titullin kampion dhe 7-12 për të mbijetuar në Kategorinë Superiore.
Nga Superliga do të rrëzohen një kategori më poshtë 2 ekipet e fundit në renditje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›