Laze, 50 mijë shpërblim për kualifikimin e Elbasanit
Presindeti i Elbasanit, Arben Laze ka premtuar se do të shpërblejë lojtarët me një shumë prej 50 mijë eurosh në rast se skuadra e tij do të kualifikohet për në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve.
Elbasani do të ndeshet ditën e martë në Lituani (ora 17:00) me kampionen e këtij vendi, Ekranas, ndërkohë që ndeshjen e parë në Elbasan të zhvilluar para një jave e ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0, me gol të Gentian Stojkut në minutën e 78'.