E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Shqiptar i Helsinkit Ligj specifik per mbrojtjen e femijeve



Lizeta Duro

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nepermjet drejtoreshes Vjollca Mecaj dhe se bashku me perfaqesues te tjere te organizatave jofitimprurese moren pjese ne mbledhjen e Komisionit te Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shendetesise per te diskutuar lidhur me sugjerimet dhe verejtjet e shoqerise civile sa i takon projektligjit te pergatitur nga Keshilli i Ministrave.
Sipas ketij komiteti edhe pse Republika e Shqiperise ka nje baze te mire legjislative ne lidhje me mbrojtjen e te drejtave te femijeve gjithmone eshte ndjere nevoja e nje ligji specifik ne kete drejtim jo vetem sepse kjo perben nje kerkese ne kuader te integrimit ne BE eshte nje detyre qe buron nga Konventa perkatese e Kombeve te Bashkuara por eshte nje nevoje per te shtjelluar me tej parimet e sanksionuara nga Kushtetuta dhe aktet nderkombetare te ratifikuara lidhur me te drejtat e femijes duke i perditesuar me kushtet dhe nevojat konkrete te vendit tone. Mecaj tha gjithashtu se nga ana tjeter ky ligj i ri do te krijonte edhe kuadrin institucional te munguar me qellim bashkerendimin e punen e administrates publike ne kete drejtim dhe mbikeqyrjen e zbatimit te legjislacionit ne fuqi gje qe aktualisht le shume per te deshiruar. Ne pershendesim nismen e marre per hartimin e projektligjit Per mbrojtjen e te drejtave te femijeve dhe kerkojme qe ai te miratohet me konsensus sa me te gjere politik pasi ti jene bere plotesimet dhe permiresimet per te cilat ka nevoje te domosdoshme ky projektligj - tha Mecaj.

Projektligji
Drejtoresha e Komitetit Shqiptar te Helsinkit thote se ne kete projektligj duhet te rishikohen dhe te rregullohen disa nene ne menyre qe ky projektligj te kete parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve dhe kriteret kushtetuese. Sipas Mecajt ne nenin 34/a percaktohet se Keshilli Kombetar per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijes bashkerendon politikat shteterore per garantimin e te drejtave te femijeve ne te gjitha fushat sidomos me ato te drejtesise shoqerore arsimore shendetesore dhe kulturore dhe meqenese ky komitet eshte strukture e pushtetit Ekzekutiv pjesa e fjalise qe i referohet drejtesise duhet hequr ose ndryshuar per te mos lene shteg qe te krijohen situata te cenimit te pavaresise se pushtetit gjyqesor. Pushteti gjyqesor
zbaton ligjin ne menyre te pavarur dhe nuk mund te ndikohet nga politikat e strategjite e perzgjedhura nga pushtetit ekzekutiv. Probleme sipas drejtoreshes ka edhe ne nenin 11/3 me shprehjen sa here qe te jete e mundur e cila kufizon ate qe sanksionon nenin 6-te te Kodit te Familjes lidhur me te drejten e te miturit per tu degjuar ne ceshtjen qe i perket. Edhe neni 21 kufizon sferen e mbrojtjes se te miturit pasi nuk perfshin dhunen e asistuar e cila rezulton te jete shume e perhapur shume e demshme dhe me pasoja te renda per te miturit. Shkelje Mecaj shef edhe ne nenin 33/2 nuk percaktohet numri i perfaqesuesve te shoqerise civile ne perberjen e Keshillin Kombetar per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijes. Sipas drejtoreshes ne kete projektligj jane gjetur verejtje parimoren ne nenin 8 2 4 5 dhe neni 9 1 pasi sanksionojne disa te drejta te femijes shprehen edhe ne lidhje me vleresimin e situates qe eshte ne dem te interesit te te miturit ne lidhje me marredheniet e tyre me prinderit dhe familjen. Faktikisht vleresimi i interesit me te larte te femijes ne marredheniet familjare kur prinderit jane ne konflikt midis tyre Kodi i Familjes i percakton si kompetence te sistemit gjyqesor. Sipas Komitetit Shqiptar te Helsinkit kjo kompetence e gjyqesorit duhet shenuar ne projektligj me qellim qe te mos interpretohet si e drejte e cdo organi apo strukture. Ne te kundert bazuar ne kriteret e parashikuara nga neni 17 i Kushtetutes do te duhej qe dispozitat e sipershenuara te projektligjit te parashikojne shprehimisht organet qe do te kene te drejte te bejne vleresimin e interesit te femijes kur gjykohet se duhet ti kufizohet e drejta qe vete ajo dispozite i njeh femijes.

Kopetencat

Sipas Mecajt eshte detyre e ligjit qe ta zgjidhe vete shkallen e ketij perfaqesimi ashtu sikunder ka vepruar me perfaqesimin ne kete organ te subjekteve te tjere. Ne nenin 34/c i percaktohet Agjencise Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijes kompetenca per te nxjerre udhezime ne nje kohe qe vete dispozita e cileson ate si organ keshillimor. Jemi te mendimit se ky organ duhet vetem te propozoje nxjerrjen e udhezimeve ndersa aktet nenligjore duhet ti nxjerre Ministri perkates. Projektligji duhet te beje te qarte nese e shtrin veprimin e tij edhe ne sektorin privat. Ne projektligj ka disa percaktime nenet 6 19 qe nuk kuptohet qarte se cilit sektor i perkasin atij publik apo edhe atij privat - tha Mecaj. Sipas saj nuk del e qarte perse ne nenin 40 jane perjashtuar nga penalizmi me mase administrative shkelja e disa te drejta te femijes si p.sh. ato te parashikuara nga neni 10 dhe nenet 18-31. Mecaj shton gjithashtu se projektligji duhet te beje te qarte nese e shtrin veprimin e tij edhe ne sektorin privat dhe nese keto kompetenca i jepen dhe sektorit privat sepse ne projektligj ka disa percaktime nenet 6 19 qe nuk kuptohet qarte se cilit sektor i perkasin vetem atij publik apo edhe atij privat.

Kerkesat

1. Projektligji duhet te mbaje me mire parasysh parimin e ndarjes dhe balancimit te pushteteve dhe kriteret kushtetuese per kufizimin e te drejtes.
2. Projektligji nuk duhet te vije ndesh me legjislacionin ne fuqi dhe duhet te jete me permbajtje te qarte per te mundesuar kuptimin dhe zbatimin e drejte te tij.
3. Te kufizohet aksesi i te miturit per te ushtruar personalisht te drejtat e tij. Pra duhet te kushtezohen me nje moshe te caktuar e cila mundeson aftesine e te miturit per te kuptuar rendesine e veprimit te tij. Kodi i Familjes p.sh. ka percaktuar si te tille moshen 10 deri 14 vjec si moshe per marrjen e mendimit nga i mituri dhe 14 deri 18 vjec si moshe per te dhenien e pelqimit ne ceshtjen gjyqesore qe i perket pelqim i cili duhet marre detyrimisht ne konsiderate nga gjykata ne zgjidhjen e ceshtjes konkrete
4. Te shtjelloje parimin ne perputhje me kushtet dhe nevojat konkrete te vendit tone.
5. Per rastet kur i mituri nuk do te mund te veproje vete duhet parashikuar qe e drejta duhet ti kaloje kujdestarit/reve te tij ligjore.
6. Projektligji te kishte parashikuar si alternative edhe mundesine e ankimit administrativ ndaj vendimit te Agjencise Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijes me qellim evitimin e ankimit gjyqesor si te vetmen mundesi ankimi sepse rruga gjyqesore sic dihet eshte shume e gjate e me kosto te larte.
7. Projekti te gjeje zgjidhjen e problemeve te lindura midis prinderve te ndare ose te vecuar qe jetojne ne shtete te ndryshme dhe femijeve te tyre. Ne jemi ne dijeni te shume rasteve te tilla qe nuk po gjejne zgjidhje per shkak te mangesive ne legjislacionin tone ne fuqi.
8. Projektligji duhet te beje te qarte nese e shtrin veprimin e tij edhe ne sektorin privat. Ne projektligj ka disa percaktime nenet 6 19 qe nuk kuptohet qarte se cilit sektor i perkasin atij publik apo edhe atij privat.

13 Tetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›