E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, thirrje komisionerëve: Zbatoni ligjin

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha i është drejtuar sot me një mesazh gjithë komisionerëve që do të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

Thirrja ime është që pa asnjë ndikim partiak, të zbatoni ligjin. Ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin- ka thënë Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Berisha ka siguruara komisionerët, se pavarësisht nga forcat politike që i përkasin, ai ka besim të plotë tek ata, morali, integriteti i tyre, vendosmëria dhe qëndrimi i tyre para ligjit.

Sipas kryeministrit, fushata është shoqëruar me incidente, të cilat mund të shmangeshin dhe janë plotësisht të papranueshme. Por, pavarësisht kësaj, sipas shefit të qeverisë, fushata ishte me pjesëmarrje masive të qytetarëve, që sipas tij është dëshmi e vullnetit të tyre për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 8 majit.

Berisha ka kujtuar se dita e zgjedhjeve përkon me festën e Europës. Nuk ka nderim më të madh, se pjesëmarrja dhe zgjedhjet me standarde në këtë ditë- ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›