Digjen flamujt e PD-se ne Elbasan reagon dega e Partise Demokratike
Partia Demokratike, dega Elbasan, ka dënuar aktet e dhunimit të posterave dhe djegies së flamujve të PD-së në këtë qytet.
Në një deklaratë për shtyp, kryetari i PD-së Elbasan Luçiano Boçi, deklaroi se ditët e fundit ekstremistë të majtë në Elbasan janë duke kërcënuar në telefona, po grisin posterat dhe djegin flamujt e PD-së.
Rasti më i fundit sipas tij, ka qenë djegia e flamujve të PD-së në lagjen “Partizani”.
Në qarkun e Elbasanit, fushata nuk ka kaluar pa incidente të vogla. Palët kanë qenë të gatshme të akuzojnë njëra- tjetrën për krijim të situatës konfliktuale.