Behgjet Pacolli sot ne Tirane. Takime me Topin Berishen dhe Ramen

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë në të parën vizitë të tij jashtë shtetit. Ai do të pritet paraditen e sotme në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu shqiptar, Bamir Topi, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas do të dalin në konferencë për shtyp.
Presidenti Pacolli do të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Sali Berisha si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij ai do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar. Presidenti i Kosovës do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.
Nesër, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti Pacolli do të takohet me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin “Nënë Shqipëri”, presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t’i dorëzohet çmimi “Honoris Causa”.
Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t’u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, presidenti Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në “Varrin e Skënderbeut” në qytetin e Lezhës.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 21 mars 2011 )