Mblidhet PS grupi parlamentar i PS-e
Është mbledhur në mesditë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Zgjedhjet e 8 Majit, e më konkretisht kandidaturat për bashkinë e Tiranës do të jetë një ndër çështjet e diskutimit të përfaqësuesve te majtë. Lideri socialist Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se ditën e hënën do të marrë përgjigje edhe pyetja nëse ai do të rikandidojë apo jo për një mandate të katërt në krye të Bashkisë së Tiranës. Ndërkaq nesër pritet që dhe demokratët të zyrtarizojnë kandidaturën e tyre për bashkinë e kryeqytetit.