E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Rikompozimi i KQZ? Po të duan ta bëjnë vetë partitë

TIRANE-Presidenti Bamir Topi ka deklaruar se rikompozimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) është çështje e partive politike dhe jo e presidentit.

I pyetur nga mediat në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Behgjet Pacolli në lidhje me zgjedhjet e 8 majit dhe kërkesën e PS-së për rikompozimin e KQZ-së, kreu i shtetit ka theksuar se kjo është një çështje ekskluzive e partive duke ritheksuar se KQZ-ja është jashtë çdo lloj kompetence të institucionit të Presidentit.

“Unë kam i kam qëndruar besnik dhe shumë rigoroz ndaj Kushtetutës dhe datën e zgjedhjeve e kam caktuar duke respektuar ligjet. Presidenti kërkon respektimin e Kushtetutës në zgjedhjet e 8 majit. Kam bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, kam inkurajuar forcat politike të respektojnë ksuhtetutën dhe ligjin dhe u kam bërë thirrje gjithë qytetarëve që të respketojnë këto zgjedhje se janë në funksion të qytetarit” .

Ndërkohë sipas PS-së rikompozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është e vetmja garanci për zgjedhjet lokale të 8 majit

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›