Komiteti i Integrimit miraton 9 kapituj të tjerë të pyetësorit
TIRANE- Komiteti Ndërministror i Integrimit miratoi dje 9 kapituj të tjerë të Pyetësorit të Komisionit Evropian. Deri më tani qeveria ka përfunduar rreth 73% të punës. Kapitujt e miratuar dje kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, legjislacionin për shërbimet tregtare, ligjin e pronësisë intelektuale, energjinë, politikat sociale dhe punësimit, mbrojtjen e konsumatorit si dhe kapitullin për marrëdhëniet me jashtë.
30 kapitujt përmbajnë në total 1669 përgjigje, që Shqipëria i detyrohet procesit integrues të vendit. Kryeministri Berisha, duke u ndalur në punën e deritanishme në hartimin e përgjigjeve për pyetësorin e KE-së, tha se këta 9 kapituj së bashku përbëjnë 29 për qind të të gjitha pyetjeve, përkatësisht përgjigjeve të këtij pyetësori, apo 667 përgjigje.Këto përgjigje, sipas tij, kanë qenë të shpërndara në 56 institucione të vendit dhe për to janë angazhuar mbi 350 punonjës, drejtues të të gjitha niveleve në hartimin e tyre. Kryeministri vuri në dukje se 8 nga këta kapituj janë koordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, duke pasur kështu më shumë kapituj se çdo ministri tjetër. Kjo ministri ka pasur një fokusim më të madh dhe pyetjet më të shumta kanë qenë të adresuara në fushat që mbulon kjo ministri. Kryeministri përgëzoi punonjësit e kësaj ministrie dhe agjencitë e saj për punën që kanë përballuar. “Ndërsa një kapitull është koordinuar nga Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta”, - theksoi kryeministri.
(s.g/GSH/Balkanweb)